#tvora #rtvoranews
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ishte i ftuari i gazetarit Xhoi Malsia në një intervistë për RTV Ora.
Atualiteti politik në Kosovë e rajon si dhe marrëveshja e 4 shtatorit në Washington mes Kosovës dhe Serbisë ishin temat kryesore të diskutimit.
Por duke parë që pas disa muajsh presidentit të vendit Hashim Thaçi i mbaron afati, Sejdiu nuk mund të mos pyetej nëse synon rikthimin në krye të vendit.
?Nuk ka diçka të veçantë. E vetmja gjë që e kam thënë gjithmonë është se jam në shërbim të vendit tim. Nuk e kam thënë për kandidaturë. Fatkeqësisht janë procese që deri tani kanë marrë kahe jo fort të këndshme. Po shkohet drejt asaj që presidenti i vendit të jetë monetë kusuri për pazaret politike që mund të bëhen. Presidenti duhet të jetë ai që duhet të jetë sipas Kushtetutës dhe me këtë Kosova mund të japë një provim të mirë ose të kapërcejë një sfidë të mirë nëse bën zgjedhjen më të mirë të mundshme por mbi bazë të parimeve të njerëzishme dhe kushtetuese?, tha ndër të tjersa Sejdiu për RTV Ora.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/a-do-te-jete-fatmir-sejdiu-serish-president-i-kosoves-ja-si-pergjigjet-ai-per-rtv-ora/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv