Klosi për Report TV, thumbon opozitën: Nuk kanë njohuri për turizmin, rritja e çmimeve një legjendë

Report TV 2020-12-05

Views 0

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka deklaruar në studion e Report Tv se turizmi nuk ka përfunduar, dhe një deklaratë e tillë është bërë nga ata që nuk e njohin turizmin, duke thumbuar opozitën.

"Do ishte shumë keq nëse vazhdojmë të mendojmë se sezoni ka përfunduat. Sezoni nuk ka përfunduar, kur thamë deri në 15 nëntor pati shumë debate nga opozita, nga njerëz që nuk kanë njohuri, nuk e kuptojnë në fakt industrinë.  E kemi thënë dhe do ta themi përsëri. Turizmi do të vazhdojë nëse do të jetë kohë e mirë", thotë Klosi.

Përsa i përket numrit të turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë pavarësisht pandemisë së koronavirusit, Klosi tha se 40% e numri të të huajve kanë hyrë gjatë muajit Qershor-Gusht. Ndërkohë që sipas tij, 230 mijë persona me pasaporta të huaja kanë hyrë në 15 ditët e para të shtatorit, kryesisht nga vendet e rajonit.

"40 % e numrit e të të huajve kanë hyrë gjatë muajit qershor-gusht. Ndërsa në 15 ditët e para të shtatorit kanë hyrë 230 mijë pasaporta të huaja , që janë kryesisht nga vendet e rajonit. Numri i shqiptarëve të dalë nga kufiri është minimal dhe harxhimi i turistëve shqiptarë jashtë vendit është zero. Ka një shifër tjetër që janë paratë e shpenzuar nga turistët shqiptarë. Ka një njohje të Shqipërisë, nga shqiptarët përgjatë këtij sezoni. Shqiptarët njohën Shqipërinë dhe potencialin e madh të turizmit shqiptar", deklaroi Klosi.

Në lidhje me ankesat për çmimet,të bërë publike herë pas here në rrjetet sociale dhe në media, Klosi tha se këto janë vetëm legjenda.

Share This Video


Download

  
Report form