I përdhunojnë vajzën dhe tentojnë mbi nënën, 76 vjecarja vazhdon të ndihet e friksuar nga abuzesi

Report TV 2020-12-05

Views 1

Një 76-vjecare hedh ?bombën? në ?Pa Gjurmë? rrëfen dramën e jetës, që kalon kufijtë e imagjinatës. Pas shumë vitesh, e moshuara zbulon përdhunuesin e vajzës dhe ardhjen në jetë të djalit, që sot është 20 vjec. 76-vjecarja Shkëndije Buzali nga Mamurrasi e ftuar ne studion e emisionit ?Pa Gjurmë? në Report TV jeton në kushte ekstreme në një shtëpi me qera në Kombinat, me një djalë të sëmurë dhe vajzën invalide. Konfliktet me njerëzit e bashkëshortit e detyruan të moshuarën të bëjë një jetë si endacake prej katër vitesh. E moshuara shkon më tej në rrëfimin e saj, kur thotë se pas vdekjes së bashkëshortit një person hyri në banesë duke i përdhunuar vajzën 28-vjecare, e më pas tentoi të njëjtën gjë edhe mbi të. Nga ky përdhunim erdhi në jetë një djalë, që sot është 20 vjec. Pas kësaj, një nga djemtë kaloi ne depresion. Pas konflikteve dhe ngjarjeve të mëdha që ndodhën në qytetin e vogël të Mamurrasit, 76-vjecarja prej katër vitesh bëri një jetë si endacake, ndërsa pasi vajza lindi djalin e dërgoi në një shoqatë për gratë e dhunuara. Sot janë zhvendosur në Kombinat të Tiranës.E braktisur nga të gjithë, madje edhe nga vëllezërit e saj 76-vjecarja rrëqeth me këtë histori, që e ka zanafillën nga konfliktet e hershme me familjen e burrit dhe vetë atë, kur tregon se edhe pse ai e la 6 vite pas martesës ajo e mbajti me zor.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS