Top News - Çekia, hera e parë/ Regjistron mbi 2 mijë të infektuar

Top Channel Albania 2020-12-05

Views 0

Për të parën herë, Republika Çeke raportoi mbi 2,000 persona të infektuar me koronavirus brenda një dite.


Ministria e Shëndetësisë atje ka regjistruar 2,140 raste të reja me koronavirus në 24 orë. Shteti me më shumë se 10 milionë banorë është përballur me një rritje të numrit të të infektuarve këtë muaj, shifra këto që nuk janë parë as gjatë valës së parë të shpërthimit të koronavirusit në muajin mars.

Për shkak të kësaj rritjeje, qeveria ka ashpërsuar vendimet, duke përfshirë vendosjen e maskës si dhe ka kufizuar orarin e punës së restoranteve dhe bareve. Një ditë më parë, autoritetet çeke thanë gjithashtu se do të ndalohen organizimet e brendshme me pjesëmarrës në këmbë.

Zyrtarët vendas janë duke synuar që ta shmangin izolimin kombëtar të zbatuar në fillimet e pandemisë, i cili pati pasoja të forta në ekonomi. Që prej shpërthimit të sëmundjes, ky shteti i Evropës Qendrore ka raportuar më shumë se 41,000 raste infektimi dhe 482 vdekje.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RepublikaÇeke#MinistriaeShëndetësisë#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form