#tvora #rtvoranews
Rritja e lehtë e eksporteve dhe importeve pas përfundimit të izolimit për shkak të pandemisë ka përfunduar në muajin gusht.
Sipas të dhënave me të fundit të publikuara nga INSTAT, muajin e kaluar eksportet e mallrave arritën vlerën e 19 mld lekëve, me një rënie prej 21.1% ose 6 mld lekë më pak krahasuar me muajin korrik, ndërkohë që në terma vjetorë u tkurrën me 3.4%.
Efektin më të madh e ka dhënë rënia e eksporteve për grupin?Makineri, paisje, pjesë këmbimi? me -9,2 pikë përqindje.
INSTAT raporton se në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupi ?Tekstile dhe kepuce? me +5,2 pikë përqindje dhe ?Ushqime, pije, duhan? me +3,5 pikë përqindje.
Nga ana tjetër importet përgjatë muajit gusht arritën vlerën e 48 mld lekëve, duke u ulur me 15.3% krahasuar me një muaj më parë.
Rënia më e madhe e importeve ka bërë që edhe defiçiti tregtar të ngushtohet me 10.9% krahasuar me muajin korrik dhe ka prekur shifrën e 29 mld lekëve.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/bien-eksportet-drejt-kosoves-rriten-ato-me-greqine-e-italine/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv