Basha: Meta ka justifikuar detyren e larte, ka mbrojtur Kushtetuten

RTV KLAN 2020-12-05

Views 12

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë në emisionin ?Opinion? në Tv Klan me gazetarin Blendi Fevziu u pyet edhe për raportet me Presidentin Ilir Meta dhe lajmet që kanë qarkulluar në media se ky i fundit mund të lerë zyrën e Kreut të Shtetit për t?u bërë ministër apo kryeministër pas zgjedhjeve.

Po ashtu kreu i opozitës u shpreh se Meta ka justifikuar detyrën e tij të lartë dhe ka mbrojtur Kushtetutën.

A janë raportet tuaja me Lëvizjen Socialiste për Integrim solide apo rrezikon që LSI-ja në një moment të caktuar të largohet dhe të bashkëpunojë me PS-në?

Raportet me LSI janë solide dhe me të gjithë aleatët janë solide. Ne na bashkon në radhë të parë vetëdija që shqiptarët presin ndryshim dhe largimin e kësaj të keqe dhe së dyti detyrimin për t?u dhënë shqiptarëve një alternativë të besueshme për të dalë një orë e më parë nga kjo krizë.

Po raportet me presidentin Meta, ai bëri një deklaratë një javë më parë për të lënë postin dhe të bëhet ministër i Brendshëm?

Jo nuk e ka bërë këtë deklaratë se kam dëgjuar këtë deklaratë, di gjë ka versione gjithmonë.

Nuk e keni dëgjuar, ka dalë në media?

Me presidentin ka komunikuar disa herë gjatë javës së kaluar?

Pra po thoni që është një fake neës?

Kemi për shqetësime që kanë lidhje me shtetin e së drejtës. Dhe kemi një marrëdhënie jashtëzakonisht korrekte dhe vlerësoj që është institucioni i vetëm i pahapur nga kryeministri, i cili ka bërë detyrën e vetë në mbrojtje të Kushtetutë dhe në mbrojtje të ligjeve.

Nëse forca juaj politike, jo forca por koalicioni juaj politik, do jetë Ilir Meta i rizgjedhur si President?

Në gjykimin është shumë herët që koalicioni të fillojë të flasë si do të ndajë pushtetet. Kush do marrë çfarë dhe postet që do marrin. Personalisht unë gjykoj se Ilir Meta, ndonëse ka qenë në President i dalë nga vota e Edi Ramës?

Dhe i kontestuar nga Partia Demokratike?

Pa pikë diskutimi pa mbështetjen e Partisë Demokratike dhe pa mbështetjen time personale, ka bërë një betejë për të mbrojtur Kushtetutën dhe të drejtat që burojnë nga Kushtetuta. Nga kjo pikëpamje ka justifikuar ka detyrën e lartë dhe pse e ka marrë nga kundërshtari politik./tvklan.al

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form