Bujar Çela, vëllai i Tao Çelës, është ekzekutuar mëngjesin e djeshëm në një lokal në Bradashesh duke pirë kafen e mëngjesit. Ekzekutimi ka zgjatur 60 sekonda, ndërsa në fotot shfaqen momentet e fundit të Bujar Çelës, i cili ashtu siç ishte me filxhan kafe në dorë duke e pirë, është vrarë me 21 plumba në trup dhe pak sekonda më vonë trupi i tij shtrihet i vdekur përtokë.
Në momentin e ekzekutimi Bujar Çela është i shoqëruar me një mik të tij. Ai ishte ulur në ambientet jashtme të lokalit, në tavolinën ku qëndronte zakonisht dhe priste pasagjerët që vinin me autobusë nga Greqia, pasi Bujari punonte taksistë në të zezë.
Njëri nga autorët ka qëlluar nga brenda mjetit "Renault", duke bërë që në atë moment Bujar Çela të ngrihet nga tavolina për t'u larguar. Por më pas i janë afruar edhe 2 autorët e tjerë të cilën kanë qëlluar për vdekje 62-vjeçarin, i cili mbeti i shtrirë përtokë siç shfaqet edhe në foto.
Në drejtim të Buja Çelës janë qëlluar plot 21 plumba nga 3 armë të ndryshme, një pushkë me plumba (jo saçme) dhe 2 pistoleta. Pas ekzekutimit makina u gjet e djegur në fshatin Murras buzë hekurudhës. Pista kryesore e hetimeve është për shkak të përfshirjen kriminale të vëllait të tij, Talo Çela, i cili është në kërkim për grabitjen e Rinasit si dhe dyshimet për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës.