http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arrestohet në operacionin e koduar ?Zaranika? një 43 vjecar nga Elbasani I cili ishte shpallur në kërkim për plagosjen e tre personave, e për më teper që dyshohet se është përfshirë në ngjarje të tjera të rënda kriminale në këtë qytet. Bëhet fjalë për shtetasin Gentian Mino i cili njihet ndryshe me pseudonimin ?Gent faqja?. Në datën 2 gusht ,Gentian Mino bashkë me shtetasin tjetër I.B, ( tashmë i arrestuar) , në lagjen ?28 Nëntori?, në Elbasan, në ambientet e një lokali gjatë një konfliktit për motive të dobëta plagosën me armë zjarri dy shtetas si dhe me sende të forta një shtetas tjetër. Të plagosur ishin Mihal Kocashi, Astrit Cërriku dhe Fezi Ago . Për këtë arsye Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest me burg?, për veprat penale ?Vrasje në rrethana të tjera cilësuse? e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe ?Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit?. Policia shton se ka dyshime që ky shtetas është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë në Elbasan, ku vijon puna për zbarhdjen dokumentinin ligjor të impkimit të këij shtetasi.