Ndërsa në Tiranë palët politike janë përfshirë sërish në një debat të ashpër sa i përket reflektimit të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor, kryeministri Edi Rama nga Gjermania ku mori pjesë në një forum politikbërës, mbrojti edhe një herë vendimin për vendosjen e një rregulli të ri për organizimin e koalicioneve parazgjedhore.
I pyetur nga DW për qëndrimin e qarqeve nga grupi CDU/CSU në Parlamentin Gjerman të cilat ngurrojnë të fillojnë negociatat me Shqipërinë, pasi janë të zhgënjyer nga ndryshimi i Kushtetutës, Rama iu përgjigj:
Gjermania është një vend demokratik. Ka vend për të gjithë zërat. Ajo që unë besoj është që, në konkluzion, ne kemi bërë gjënë e duhur për vendin tonë, kemi bërë gjënë e duhur për sistemin zgjedhor, dhe kemi bërë gjënë e duhur në funksion të ambicies sonë për të konsoliduar më tutje procesin zgjedhor dhe procesin demokratik. Dhe jam i bindur që, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që janë absolutisht legjitime, kjo nuk do të përbëjë asnjë arsye për të pasur ndonjë rezervë mbi Shqipërinë.
Sa i përket integrimit, Rama bëri të ditur se pavarësisht faktit se kur do mbahet konferenca ndërqeveritare, Shqipëria do bëjë detyrat e saja, pasi sipas tij ky është proces që nuk varet vetëm nga ajo që bën një vend i caktuar, por edhe nga dinamikat e brendshme të BE-së.
?Këtë do ta shohim në varësi të vendimit që do të marrë Këshilli Europian. Ne po ecim në mënyrë intensive në hedhjen e hapave të mëtejshme dhe pavarësisht se çfarë do të vendos këshilli Europian ne do të vazhdojmë me vullnet dhe me durim dhe shpresojmë që konferenca të ndodh në fund të këtij viti. Por nëse nuk do ndodh në fund të këtij viti, do të ndodh me siguri vitin e ardhshëm?, tha Rama.
Rama foli edhe për paketën antishpifje, për të cilën tha se mazhoranca do të marrë në konsideratë rekomandimin e Komisionit të Venecias.
?Nga miqtë tanë në Këshillin Europës na u tha që ne nuk mund ta aplikojmë ligjin gjerman se do ishte një ligj i rrezikshëm për Shqipërinë. Kjo është bota ku jetojmë, ne kemi bërë një ligj që është absolutisht i domosdoshëm, do marrim në konsideratë rekomandimin e Komisionit të Venecias, por Shqipërinë si vatrën më të nxehtë të shpifjes në Europë ne nuk do ta lëmë?, tha Rama.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/