Shumica e shqiptarëve kanë emigruar pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri. Dhe bashkë me atë çfarë lanë pas, shumë prej tyre janë gjendur përballë vështirësive e aq më tepër në kohën kur vendi ynë ende nuk kishte vendosur marrëdhënie diplomatike.
Gazeta Shqip ka publikuar një shkrim të plotë mbi detyrimet e Shqipërisë bazuar në Kushtetutën e vendit, për të gjithë personat që kërkojnë asistencë dhe padiskutim edhe shumë prej fëmijëve e grave që ndodhen prej vitesh në Siri.
Në nenin 8 të saj thuhet se Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj. Ndërsa në pikën dy thuhet se Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.
Një tjetër pikë e këtij neni kushtetues ka të bëjë me detyrimin që ka Republika e Shqipërisë për t?u siguruar ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare.
Kaq mjafton që Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë të respektojë jo vetëm Kushtetutën, por edhe të zbatojë ligjin. Sepse, një prej detyrave që ka kjo ministri është asistenca dhe mbrojtja e shtetasve në vështirësi.
Në situata të vështira e fatkeqësi shtetasit shqiptarë dhe të afërmit e tyre mund t?i drejtohen kurdoherë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Drejtorisë së Çështjeve Konsullore, dhe Misioneve Diplomatike dhe Posteve Konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë shtetit, për të marrë ndihmë dhe për t?u këshilluar ? thuhet zyrtarisht nga dikasteri që e drejton Gent Cakaj, pavarësisht se i dekretuar në këtë detyrë nga presidenti Meta është vetë kryeministri Edi Rama.
Shqiptarët mund të kërkojnë ndihmën e Misioneve Diplomatike dhe Posteve Konsullore të Republikës së Shqipërisë edhe në rastet kur u shkelen të drejtat e tyre në shtetin e rezidencës. Asistenca dhe ndihma që mund të jepet varet nga hapësirat e lejuara nga aktet ndërkombëtare dhe marrëveshjet reciproke dhe rrethanat konkrete.
Por çfarë ndihme u jepet shqiptarëve jashtë territorit të Shqipërisë dhe që është përcaktuar në ligj? Katastrofat natyrore, situatat luftarake, terrorizmi dhe rrëmbimet.
Misionet Diplomatike dhe Postet Konsullore Shqipërisë veprojnë menjëherë për të kontaktuar shtetasit shqiptarë në zonat e prekura nga katastrofat natyrore dhe situatat luftarake jashtë shtetit.
Sulmet terroriste dhe rrëmbimet janë të mundshme. Edhe ky është një detyrim ligjor nga Ministria e Punëve të Jashtme, që nuk gjen zbatim. Sepse, 51 fëmijët në Siri janë pikërisht pjesë e kësaj kategorie.
Ka edhe një tjetër pikë që duhet të ndërhyjë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Misionet Diplomatike duhet të ndihmojnë familjen dhe të afërmit në raste vdekjesh. Ato këshillojnë dhe ndërmjetësojnë me autoritetet e vendit pritës, për përgatitjen e dokumentacionit për kryerjen e veprimeve të varrimit ose riatdhesimin me transporte funerale.
Ka edhe të tjera...