Nga Gjermani, kryeministri shqiptar la të nënkuptohet se vendimi për Konferencën e parë Ndërqeveritare për Negociatat mund të shtyhet për vitin e ardhshëm. Krahas Berlinit, sërish është Haga që nëpërmjet një qëndrimi zyrtar u pret shpresat shqiptarëve. Letra që veçon Shkupin nga Tirana, që të hape negociatat në muajin Dhjetor, është shkruar nga Ministri i Jashtëm Stef Blok.
"Ne mirëpresim dallimin e bërë midis kornizave negociatore për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është në përputhje me qëllimin e qeverisë për të shkëputur fatin e tyre për negociatat sepse në fund të fundit negociatat duhet të bazohen në meritat individuale të të dy vendeve. Për këtë arsye është e rëndësishme që të zhvillohen dy procese të pavarura negocimi".
Stef Blok është i qartë në problemet që po has vendi ynë.
"Siç tregojnë konkluzionet paraprake çdo vendim pozitiv mbi mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë do të varet nga progresi në terren, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Demonstrimi i një historiku konkret me fakte në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet një nga kushtet vendimtare në gjykimin për Shqipërinë. Përparim i mëtejshëm pritet po ashtu në miratimin dhe zbatimin praktik të Reformës Zgjedhore dhe funksionimin të Gjykatës Kushtetuese."
Vendimmarrja në përputhje me metodologjinë e re tani kërkon një shumicë të kualifikuar. Kjo sipas qeverise holandeze thjeshton vendosjen e sanksioneve ndaj shteteve në proces negociatash, pasi tashmë procesi i zgjerimit është i kthyeshëm. Qeveria holandeze dëshiron që asnjë kapitull të mos mbyllet para se të përmbushet udhërrëfyesi për sundimin e ligjit.
Klan Plus
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/