Përgjegjës kryesor për gjakderdhjet në vend është Sali Berisha, pasi me ardhjen e tij në pushtet lejoi dhe i la njerëzit në gjakmarrje edhe në zonën nga ai erdhi prej Tropoje. Është kjo akuza e një qytetari, telefonues në emisionin e mëngjesit ?Shtypi i ditës dhe Ju? i cili tha se krimet më të mëdha janë lejuar me miratimin e Berishës në pushtet. Ndërsa u ndal tek roli i opozitës dhe partive kryesore në vend, ai tha se nuk ka për të patur ndonjëherë kundërshtarë politikë ndaj mazhorancës dhe se nëse nuk ikën Lulzim Basha dhe nëse nuk krijohet një parti e re Shqipëria do të vuajë edhe 100 vjet të tjera pas këtyre 30 viteve.