Janë përkujtuar këtë të diel viktimat dhe të internuarit e regjimit komunist në fshatin Mursi të Sarandës. Mes dhimbjesh, familjarët e të persekutuarve gjatë viteve 1946-1959 sjellin në vëmendje vuajtjet që ata kanë kaluar.
"Bujqër ishin. Nuk ishin për të bërë marrëdhënie me grekun, siç thoshin ato?, tha një familjare.?Vëllain tim me nuse e vajzë e dërguan në fund të Krujës. Atë e sollën të vdekur?, u shpreh një tjetër.
?Një grua nga fshati. E ka emrin Ciko Mavro e kishte djalin tek 4 nga frika u ngri e foli dhe tha Vasili im nëse e ka bërë këtë e ka haram gjirin. E shikon çfarë të bën frika? tregoi një dëshmitare e kohës.
Në këtë ceremoni, ka marrë pjesë edhe kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Nebil Çika, i cili është shprehur se përpara këtij memoriali duhet të vijnë të falen ata që hodhën gurë kundër tyre dhe i shërbyen djallit.
?Jam në një situatë jo shumë komode pasi amaneti i këtyre burrave dhe grave nuk ka shkuar në vend. Shumë nga eshtrat nuk janë gjetur dhe ky është një obligim i madh i joni?, tha kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë, Nebil Cika.
Fshati Mursi i Sarandës është nga më të goditurit e sistemit në Shqipëri nga krimet e regjimit komunist. Dhjetëra banorë nga ky fshat u pushkatuan dhe humbën jetën në internime.