RTV Ora - Hajdari: Propozimi i PS-së për lista të hapura, truk për ti mbajtur të mbyllura në 90%

Ora News Emisione 2020-12-23

Views 0

#tvora #rtvoranews


Deputetja, Rudina Hajdari, thotë se propozimi i PS për hapjen e listave 100% nuk është asgjë tjetër veçse një truk për ti mbajtur listat e mbyllura në 90% të saj.

Në një intervistë për Rtv Ora, ajo thotë se kjo nismë është antikushtetuese dhe bie ndesh edhe me deklaratat e vetë kryeministrit Rama.

Hajdari: Propozimi që bëri PS mbledhjen e kaluar ishte një një truk për të thënë se listat janë të hapura. Ajo çfarë del nga propozimi i PS është që kryetari përcakton renditjen e kandidatëve, rrjedhimisht edhe listën fituese. Me votën parapëlqyese përcakton thjesht një korrektim të listës. Si propozim jo vetëm bie ndesh me faktin që listat nuk hapen 100% por bie ndesh dhe me ndryshimet kushtetuese që u bënë para një muaji. Në Kushtetutë kemi përcaktuar që listat duhet të jenë të paktën 70% të hapura, ky propozim i mban listat totalisht të mbyllura gati në 90% të listës.Propozimi jo vetëm bie ndesh me Kushtetutën por edhe me frymën e deklaratave që ka bërë jo vetëm Rama por edhe përfaqësues të tjerë të PS.

Ndaj Hajdari ka dalë me një propozim për mazhorancën dhe opozitën jashtëparlamentare ku kërkon që emrat në listën e subjektit zgjedhor të renditen sipas rendit alfabetik duke filluar nga shkronja A.

Hajdari: Kemi bërë një propozim konkret që është në koherencë me gjithë frymën që kemi futur për listat e hapura. Ne propozojmë që në vend të renditjes së kandidatëve me rend numerik, të bëhet me rend alfabetik. Partia ka rol në propozimin e kandidatëve ndërsa qytetarët zgjedhin një votë parapëlqyese për kandidatin që duan ta çojnë në Kuvend. Kjo bën që kryetari të mos ketë të drejtë ekskluzive në përbërjen e listës së kandidatëve.

E ndërsa PD-LSI nuk kanë marrë ende një përgjigje nga Gjiknuri mbi kërkesën e tyre për t?iu drejtuar OSBE-ODIHR për ekspertizë, Hajdari thotë se koha nuk është në funksion të procesit.

Hajdari: Nuk ka shumë kohë për vendosjen e ndryshimeve kushtetuese në kod. Duhet ta kishim bërë në fund të korrikut. Duhet të mos ndryshojmë kodin zgjedhor 6 muaj para zgjedhjeve dhe jemi 7 muaj para zgjedhjeve. Nëse e shtyjmë në kohë procesin dhe vazhdojmë të pyesim ODIHR për ndryshime në kod që është kompetencë e ligjvënësit, nuk ka nevojë të japë ODIHR garanci plus.

Hajdari shmagu komentet për pragun elektoral dhe koalicionet duke theksuar se në tryezën e Këshillit Politik është vetëm për tu dalë zot hapjes së listave.

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Hajdari do të garojë nën siglën e partisë më të re ?Nisma Thurje?.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/hajdari-propozimi-i-ps-se-per-lista-te-hapura-truk-per-ti-mbajtur-te-mbyllura-ne-90-te-listes/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS