Axhenda kryeministrore shpesh e pengon shefin e Ekzekutivit që të jetë prezent në të gjitha votimet e ligjeve në Kuvend. Madje, në shumë raste as zëvendësi i tij nuk ka qenë i pranishëm, ndoshta nisur edhe nga llogaritë se prezenca e deputetëve të së majtës janë të mjaftueshëm për votën e domosdoshme të kalimit të një projektligji.
Në praktikat e mira parlamentare qeveria është e detyruar të jetë e pranishme në punimet e Parlamentit, me përjashtim të rasteve të pamundura , që lidhen me arsye udhëtimi, mbledhjeje të papritur, aktiviteti ndërkombëtar, e të tjera.
Sipas një raporti të publikuar nga gazeta Shqip Institut të Studimeve Politike, të dhënat krahasuese të votës qeveritare gjatë sesionit janar-korrik 2020 tregojnë se vetëm një ministër deputet ishte i pranishëm në të gjitha votimet dhe se kryeministri e zëvendësi i tij ishin anëtarët e kabinetit më me pak pjesëmarrje në votimet e Kuvendit, përkatësisht në 58 për qind dhe 60 për qind të rasteve.
"Fakti se edhe në dy sesionet e kaluara parlamentare kryeministri ka pasur përqindjet më të larta të mospjesëmarrjes në votimet e Parlamentit është tregues se shifra e tanishme kritike nuk është rastësi, por pjesë e raportit të tij personal e institucional me Parlamentin, të cilin de facto e kontrollon në çdo vendimmarrje të tij", ? thuhet në raportin e publikuar në Shqip, referuar të dhënave të Institutit të Studimeve Politike.
Në rastin shqiptar kemi tashmë një grup solid deputetësh, të cilët në tërësi në të gjitha sesionet parlamentare nuk marrin pjesë në debate parlamentare ose nuk votojnë aktet e Kuvendit. Nëse u referohemi 10 deputetëve me përqindjen më të ulët të pjesëmarrjes në votimet në parlament, rezulton se midis tyre ka një shumicë deputetësh që janë tërësisht jo aktivë edhe në komisione dhe në aktivitetet e tjera parlamentare, por ka edhe ndonjë deputet që merr pjesë aktive në fjalime në seanca, duke preferuar në fund të tyre të mos marrë pjesë në votim.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#ProjektLigji#TopChannel