SHBA per Kosoven: Duhet te gezoje statusin e Republikes (16 Tetor 2000)

RTV KLAN 2020-12-23

Views 0

Lajme Arkiva 2000
SHBA propozon që Kosova të ketë status të njërës prej tre republikave që sëbashku me Serbinë dhe Malin e Zi do të përbënin Jugosllavinë. Agjencia Amerikane e Lajmeve Associated Press, citon se diplomatët perëndimorë të kenë thënë se statusi i Republikës për Kosovën është e vetmja mënyrë për të eliminuar tensionet. Sipas kësaj agjencie, diplomatët perëndimorë të cilët e kanë shkruar planin me kusht që të mbesin anonimë, thonë se Uashington beson që ky plan ofron mundësinë më të mirë për të vendosur qëndrueshmërinë në Ballkan dhe për të zvogëluar gjasat për konflikte të reja etnike.
Një diplomat i lartpërmendur i cili ka kërkuar që të mbetet anonim, citohet të ketë thënë që Kosova nuk dëshiron të jetë pjesë e Serbisë dhe kjo është e qartë, por Kosova mund të bëhet pjesë e një Jugosllavie të re. Një mesazh që kundështon pavarësinë e Malit të Zi u dorëzua javën e kaluar nga i dërguari amerikan Brajan dhe nuk është pritur mirë brenda qeverisë së Malit të Zi, njofton kjo agjenci.
Ndërkaq, zhvillim tjetër, këshilltari i posaçëm amerikan për Ballkanin tha në Prishtinë se SHBA mbeten të përkushtuara në realizimin e solutës 1244 me qëllim të vendosjes së vetëadministrimit në Kosovë. Brajan tha se për qeverinë e tij mbetet me rëndësi lirimi i të burgosurve si dhe nxjerrja para drejtësisë e të gjithë atyre që kanë kryer krime lufte./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form