Në situatë të jo të zakonshme për shkak të masave kufizuese të vendosura për të shmangur përhapjen e Covid-19, miliona italianë që prej ditës së djeshme u janë drejtuar kutive të votimit për të zvogëluar numrin e përfaqësuesve të tyre në parlament dhe për të përcaktuar krerët lokalë të 7 rajoneve të vendit: Veneto, Puglia, Camagnia, Valled?Aosta, Toscana, Marche e Liguria.
Rreth 70% e miliona italianëve i thanë po reduktimit të numrit të parlamentarëve nga 945 në 600 dhe numrit të senatorëve nga 315 në 200, që e përkthyer në vlerë monetare do të thotë kursim prej 100 milionë euro bruto në vit.