Ndahen çmimet e Bienales së Karikaturës, Arben Meksi vlerësohet për “Jeta njerëzore është riciklim”

Report TV 2020-12-23

Views 1

Për dy ditë radhazi në qytetin e Pogradecit u mbajt Bienalja Ndërkombëtare e Karikaturës. Aktiviteti i organizuar nga Flora Nikolla, organizatore e ?Allbania Exellence? dhe karikaturisti i njohur Agim Sulaj bëri bashkë 600 karikatura të artistëve nga 50 vende të botës.

Gjatë ditës së parë të aktivitetit u zhvillua konferenca, ?Karikatura, dje dhe sot, trend në  rritje?, ku diskutuan karikaturist, kritik arti dhe artistë të arteve pamore.
Ekspozita e Bienales Ndërkombëtare të Humorit ?Niko Nikolla, buzëqeshje ballkanike në Pogradec? u çel në sheshin e trëndafilave të qytetit me 120 karikatura të përzgjedhura nga juria.

Gjatë natës së dytë u ndanë edhe tre çmimet kryesore dhe 6 çmime speciale.

Me çmim të parë u vlerësua artisti Angel  Boligan nga Meksika, me karikaturën me temë ?Çekani dhe gozhda? dhe Pel Leurs nga Luksenbugu. Një nga dy çmimet e parë e mori arkitekti shqiptar Arben Meksi me karikaturën ?Jeta njerëzore është riciklim?. Të gjithë karikaturistët e tjerë, fitues përshëndetën përmes videomesazheve këtë ceremoni.

Ndërsa, Bienalja Ndërkombëtare e Karikaturës dhe ditët e humorit ?Niko Nikolla?, që do të mbeten tanimë, si traditë për qytetin e Pogradecit një mbështet nga Bashkia e qytetit edhe Ministria e kulturës.

Share This Video


Download

  
Report form