Rama “dhuron” shtëpitë e reja të tërmetit dhe këshillon punëtorët - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-12-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të paktën në bashkinë e Shijakut dhe Kavajës deri në fund të vitit të gjitha familjet shtëpitë e të cilave u shkatërruan nga tërmeti i Nëntorit do të futen në banesa e reja.Janë 667 banesa në proces ngritje. Si fillim është proceduar me ndërtimin e shtëpive për familjet më në nevojë, si në rastin e Besnikes në Maminas, ku ishte kryeministri Edi Rama për t?i dorëzuar çelësin e shtëpisë së ndërtuar nga e para.Inspektimin e nisi me një kritikë për pamjen e jashtme të ndërtesës një katëshe. EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISEUnë jam bojaxhi , mungon një element i projektit, projekti ka një thyerje në ngjyrë. Ndryshe nga Shijaku ku familjeve të dëmtuara nga lëkundja sizmike iu është premtuar një vit i ri në shtëpitë e reja, më e vështirë shfaqet situata në Durrës. Familjet e prekura nga tërmeti do t?u duhet të vazhdojnë të jetojnë me qira edhe përtej 2020-ës. EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISEMe pallatet në zonën e Durrësit, kemi vetëm probleme, sepse vetëm me i prish, na duhet kohë sepse nuk mund t?i prishim me dinamit, se hidhet në erë gjithë lagjja. Po i prishim pak nga pak dhe për pak kohë do t?i mbarojmë dhe do të fillojmë ndërtimin. Më herët kreu i qeverisë ndoqi nga afër punimet në shkollën ?Shaqe Mazreku dhe vizitoi zyrat e Institutit të Shërbimeve Shoqërore në Durrës, tashme me shërbime të digjitalizuara në pjesën e tyre më të madhe. EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISEQytetarët duhet të shmangin kontaktet fizike me administratën sepse duhet ta pranojmë që ka akoma probleme, zvarritje, sorollatje, pasi rritja e nivelit të vetëdijes të administratës është diçka që kërkon kohën e vetë. Me shërbimet online, në këtë mënyrë shteti vjen në xhep, jo dora në xhep e një nëpunësi. Një ditë më parë në mbledhjen me drejtuesit politik të qarqeve, kryesocialisti Edi Rama paralajmëroi shkarkime të gjithë atyre drejtuesve të institucioneve si qendrore dhe vendore që nuk u ofrojnë shërbimin e kërkuar qytetarëve.

Share This Video


Download

  
Report form