Nëna e akuzon për pedofili reagon ish-bashkëjetuesi:Vajzën e mora se nëna do e shiste

Report TV 2020-12-23

Views 18

Ja biseda e plotë me ish-bashkëjetuesin e akuzuar Istref Avdiu:
Odeta Dume: A ndodhet vajza me ju ?
Istref Avdiu: Vajza ndodhet me mu zonjushë. A e keni pyetur në numrin personal vajzën, se pse vajza është larguar prej saj ?
Odeta Dume: Po ju keni keni nisur një raport intim me vajzën ?
Istref Avdiu: Se di a jeni tu m?kuptu ?
Odeta Dume: Unë kam folur me nënën dhe ajo më ka treguar se ju keni nisur një raport intim me vajzën e saj
Istref Avdiu: Ku e din ajo. Me cfarë e verifikon , se kemi ne një marrëdhënie dashurie ?
Odeta Dume: Po cfarë ju shtyn juve të strehoni një 15-vjeçare?
Istref Avdiu: Zonjë, ju lutem për mirëkuptim, nuk e kam marr të bijën, nuk e kam zhduk. Këtë e kam strehuar prej nënës së saj, se ajo është vajzën e vet tu e shit
Odeta Dume: Po ju mund ta bënit një denoncim në polici, pasi vajza ka dhe një baba, ka vëllezër dhe një motër, pse duhet ta mernit juve ta coni në Serbi ?
Istref Avdiu: A juve shumë po ju intereson kjo gjë ?
Odeta Dume: Po patjetër, na intereson kur bëhet fjalë për një vajzë të mitur.
Istref Avdiu: Por nëse juve ju intereson hajde takohuni me mua dhe mos më thirrni mo. Mos më pengoni ju lutem. Natën e mirë. (Mbyll telefonin)

Share This Video


Download

  
Report form