#rtvora #rtvoranews
Goditet një tjetë rast në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.
Në pranga kanë rënë dy persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë Leonard Runa, ekonomist në një kompani private, dhe i dënuar me parë për krijim të skemave mashtruese me TVSH, si dhe bashkëpunëtori i tij në falsifikim dokumentesh dhe Romarjo Omeri.
Ndërkohë në kërkim është shpallur administratori dhe menaxheri i një firmë private.
?Në vijim të operacionit policor ?Nargjile? finalizuar rreth 1 viti me parë, ka vijuar puna me hetime më të thelluara nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke goditur një tjetër rast , ku u bë e mundur arrestimi i shtetasve R. O., 25 vjeç dhe L.R., 33 vjeç, (ekonomisti i firmës Nargjile, i dënuar më parë për krijimin e skemave mashtruese me qëllim përfitimin e Tvsh), të dy banues në Tiranë.Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit :S.J (Administratori, pronari i subjektit Nargjile) dhe A. D (menaxheri i firmës Nargjile)? njoftoi policia.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim me persona të tjerë të shpallur në kërkim ka kryer veprat penale ?Falsifikimi i dokumenteve?, ?Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve?, ?Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë?, ?Tregtimi dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë? dhe ?Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale?.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/falsifikim-e-kontrabande-mallrash-arrestohet-ekonomisti-i-nje-kompanie-private-dhe-bashkepunetori/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv