http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti u ka bërë thirrje për të treten herë juristëve të aplikojnë për vendin e lënë bosh në gjykatën kushtetuese nga ish-gjyqtari Fatos Lulo. Të gjithë ata që duan të jenë pjesë e kësaj gjykate duhet të dorëzojnë dokumentacionin deri në datën 13 tetor. Krahas parlamentit edhe presidenti duhet të rishpalle garën për një vend në kushtetuese, por tashmë pas disa dështimesh është bërë e qartë se nuk ka shumë interes për këto dy vende pasi mandati i tyre është plotësues e zgjat deri në vitin 2022. Por ekzistenca e një gjykate kushtetuese funksionale varet pikërisht nga plotësimi i dy vendeve që i takojnë presidentit dhe parlamentit, dhe për këtë arsye ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj premtoi para Këshillit Kombëtar të Integrimit se po bëhet çdo përpjekje për të pasur gjykatën kushtetuese dhe atë të lartë funksionale brenda këtij vitiETILDA GJONAJMINISTRE E DREJTESISE ?Janë dy vakanca jo atraktive por se bashku me partneret te mund te marrim disa masa konkrete legjislative dhe organizative për të plotësuar dy vakanca.?Fjala e ministres se drejtësisë u shpërnda në rrjetet sociale nga ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, e cila shfrytëzoi këtë premtim për të theksuar nevojën e zbatimit të reformës në drejtësiYURI KIMAMBASADORE E SHBA ?Shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë të vazhdojë zbatimin e Reformës në Drejtësi, hap pas hapi. Nevojë për të hequr pengesat, për të kërkuar zgjidhje praktike, mos iu dorëzoni kurrë atyre që dëshirojnë që drejtësia të mos vijë kurrë?Por diplomatja amerikane nuk është e vetmja që apelon për zbatimin e reformës dhe ngritjen e gjykatës kushtetuese. Ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf ka biseduar me drejtuesen e këshillit të emërimeve në drejtësi Vitore Tushën, për plotësimin e vendeve bosh në këtë gjykatë.?Unë shpresoj se me plotësimin e vendeve të tjera të rivendoset mundësisht menjëherë funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese. Ky është një kriter i rëndësishëm edhe për çështjen se kur do të zhvillohet konferenca ndërqeveritare për negociatat e pranimit në BE. ?Aktualisht gjykata kushtetuese ka vetëm 4 anëtarë, por i duhen 6 që të zhvillojë seancë plenare dhe të jetë plotësisht funksionale.