#rtvora #rtvoranews
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzon penalisht në SPAK drejtuesen e Komanduar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Elisabeta Imeraj.
Kallëzimi ndaj saj është për shkak të vendimit për të pushuar çështjen ndaj nënkryetarit të bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, të cilin Aleanca e kishte paditur gjithashtu për shembjen e teatrit Kombëtar.
?Pas ngjarjes së datës 17.05.2020, i jemi drejtuar strukturës së SPAK me gjashtë kallëzime penale si dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë me tre kallezime penale ku një prej tyre është edhe kallezimi penal kundër Nën/Kryetarit të Bashkisë z. Arbjan Mazniku dhe Ortakut të Vetëm të shoqerisë ?Fusha? sh.p.k, z. Shkëlqim Fusha, me Nr.12619 datë 06.09.2019, me objekt: Për shtetasit Arbjan Mazniku me funksion Nën/Kryetar i Bashkisë Tiranë për veprat penale të parashikuara nga neni 248 ?Shpërdorimi i detyrës? dhe neni 259 ?Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike?, të Kodit Penal si dhe për shtetasin Shkëlqim Fusha, për veprën penale të parashikuara nga nenet 244 ?Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike?, të Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/aleanca-per-teatrin-kallezon-ne-spak-drejtuesen-e-komanduar-te-prokurorise-tirane/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv