Elbasan: RENEA ekzekuton 71-vjeçarin pas 5 orë, breshëri drejt policisë, plagosi 2 kalimtarë

Ora News Lajme 2020-12-23

Views 1

#rtvora #rtvoranews

Përfundon pas rreth 5 orës saga e përballjes mes Lefter Zhidru dhe Policisë.

Mësohet se forcat RENEA, pas një shkëmbimi zjarri kanë ekzeketuar 71-vjeçarin.

Ngjarja nisi prej orës 13:20 minuta policia dhe forcat speciale rrethuan lagjen 11 nentori ne Elbasan për të neutralizuar një 71-vjeçarin i cili ishte armatosur me kallashnikov.

Ai nuk pranonte të dorëzohej ndërsa policia ka rrethoi zonën dhe forcat RENEA u përpoqën që të ndërhynin disa herë. Ngjarja ndodhi në lagjen ?11 nentori?.

Drejtori i Policise se Elbasanit deklaroi se ishte nje person i rrezikshem. Ne oren 13:20 ai qelloi drejt policise dhe plagosi 2 te rinj kalimtarë.

Forca speciale me autoblinda dhe mjete të tjera të specializuara u dislokuan në vendngjarje ndërsa u rrethua një perimetër i gjerë dhe nuk u lejua kalimi.

Nje snajper ndodhet ne tarrace. I moshuari nuk pranon të dorëzohet dhe vijon të kërcënojë, pavaresisht nderhyrjes edhe te familjareve.

Ngjarja në zhvillim e sipër e ndjekur nga Ora News

71-vjeçari kishte lëndë plasëse në banesë, pritet ardhja e forcave xheniere

Ora 19:09 Elbasan, RENEA thirrje për dorëzim, 71-vjeçari 8 plumba drejt mburojës së policisë

Ora 18:04 Ekzekutohet nga Forcat RENEA Lefter Zhidru, i cili për gati 5 orë terrorizoi me kallashnikov lagjen ?11 nëntori? në Elbasan.

Ora 17:47 Ndërkohë dëgjohen të shtëna me armë sërish dhe hedhje gazi lotsjellës. duket se ka shkëmbim zjarri mes policisë dhe agresorit. Në vendngjarje dëgjohen edhe ulurima.

Ora 17:47 Një shpërthim u dëgjua nga vendi i ngjarjes në Elbasan, dyshohet si shpërthim derë, jo të shtëna armë. Pritet që RENEA të futet në banesë.

Ora 16:57 Në vendngjarje në Elbasan, mbërrijnë edhe Toni Vocaj, drejtor i Policisë Driminale dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Ora 16:43 Agresori kërkon që t?i rilidhet energjia elektrike, pasi ka kërkuar që të ndjekë lajmet

Ora 16:30 Degjohen te bertitura, i moshuari refuzon te dorezohet , Skenaret e policise per te nderhyre.

Një grup i RENEA vijojnë negociatat për tu dorëzuar por I moshuari refuzon. Ai është I izoluar brenda banesës së tij.

Forcat RENEA ndodhen pranë pallatit dhe po shikohet dhe skenari për të ndërhyrë. Një mundësi është dhe ndërhyrja nga ballkoni në apartament.

Një skenar është që ndërhyrja të bëhet me gaz lotsjellës apo granata tymuese për të izoluar. Një zjarrfikëse ndodhet afër pallatit dhe shkallët e saj pritet që të ndihmojnë për të ndërhyrë. Janë dëgjuar të bërtitura të të moshuarit i cili refuzon të dorëzohet.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/elbasan-qellohet-me-arme-zjarri-makina-e-policise/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitt...

Share This Video


Download

  
Report form