ELBASAN- Në çdo cep të pallatit në lagjen 11 "Nëntori" ka gjurmë të ngjarjes tragjike që u regjistrua dje në qytetin e Elbasanit, ku 71-vjeçari Lefter Zhidru hapi zjarr kundër policisë. Report Tv pas transmetimit "live" gjatë gjithë ditës së djeshme, është zhvendosur sërish sot në banesën e Zhidrus, ku ajo çfarë ka mbetur janë shenjat e plumbave në muret e pallatit dhe dyer të shkatërruara.