Paketa e katërt e masave ekonomike do të shpallet të dielën pasdite, thotë Kryeministri Zoran Zaev. Sot dhe nesër duhet të merren vendimet përfundimtare se kush dhe sa duhet të marrë ndihmë shtetërore. Qeveria është në negociata përfundimtare me punëdhënësit dhe sindikatën. Kryeministri konfirmoi informacionin e publikuar tashmë nga Alsat se sektorët më të prekur, përveç mbështetjes prej 14.500 denarë për punonjës, deri në fund të vitit do të marrin para për të mbuluar edhe kontributet.