Young Boys quhet pengesa e fundit e Tiranës para se skuadra të shkruajë historinë në Kupat e Europës. Pak ditë para kësaj sfide presidenti i bardhebluve Refik Halili thotë se është koha që futbollistët të japin shpirtin në fushë, ndërsa sipas tij një kualifikim do të ishte qershia mbi tortë.