Votuesit zviceranë do të vendosin sot nëse do të braktisin marrëveshjen e tyre të lëvizjes së lirë me BE-në. Mbështetësit thonë se një lëvizje e tillë do ta lejojë Zvicrën të kontrollojë kufijtë e saj dhe të zgjedhë vetëm emigrantët që dëshiron.Kundërshtarët argumentojnë se kjo do të zhysë në recesion një ekonomi të shëndetshme dhe do të privojë qindra mijëra qytetarë zviceranë nga liria e tyre për të jetuar dhe punuar në të gjithë Europën. Ministri i drejtësisë thotë se kjo do të krijonte një situatë "më të keqe se Brexit". Zvicra vendosi shumë kohë më parë që të mos bashkohej me BE, por ajo kërkon të ketë qasje në zonën e tregtisë së lirë të Europës dhe ajo dëshiron të bashkëpunojë me Brukselin në fusha si transporti, mjedisi dhe kërkimi dhe arsimi. Çmimi që duhet të paguajë për këtë është të përkrahë shtyllat kryesore të politikës së BE-së përfshirë lëvizjen e lirë dhe kufijtë e hapur të Shengenit. BE-ja ia ka bërë të qartë zviceranëve se nuk mund të zgjedhin vetëm atë që duan: nëse heqin dorë nga lëvizja e dorë, atëherë nuk do të përfitojnë më as nga marrëveshjet tregtare. Propozimi erdhi nga Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë (SVP), e cila është gjithashtu ideatorja e referendumit të mbajtur në 2014 për të vendosur kuota për emigrantët nga BE-ja.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Zvicra#BE#TopChannel