“Nuk i rezistoja dot gjoksit te saj”, deputeti puth te dashuren gjate mbledhjes online

RTV KLAN 2020-12-23

Views 8

Një deputet ka dhënë dorëheqjen pasi është filmuar duke bërë sjellje të pahijshme gjatë mbledhjes online me kolegët e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Argjentinë, ku sipas mediave vendase, deputeti 47-vjeçar Juan Emilio Ameri puthte në gjoks të dashurën e tij gjatë mbledhjes së deputetëve me video-konferencë, ku diskutohej për krizën e pandemisë së koronavirusit.
Teksa deputetët e tjerë debatonin për planin e masave në luftën kundër Covid-19, ata panë sjellje të pahijshme të kolegut të tyre. Drejtuesi i Parlamentit ndërpreu seancën dhe pezulloi deputetin 180 ditë për shkak të sjelljes së tij të pahijshme.
Pas kësaj ngjarje, deputeti Ameri doli në një intervistë për një media vendase dhe tha se kishte dhënë dorëheqjen e kishte dorëzuar mandatin. Ai pranoi gabimin që kishte bërë.
?Mbaj përgjegjësi. Më vjen shumë turp?, u shpreh Ameri. Në intervistë ai theksoi se mendonte që e kishte fikur kamerën gjatë diskutimit parlamentar, ndërsa pranoi se nuk mund t?i rezistonte gjoksit të së dashurës së tij, që e kishte zmadhuar përmes operacionit plastik.
?Partnerja ime doli nga tualeti dhe e pyeta si ndihej me implantet e reja, dhe unë e putha. Para 10 ditësh kishte bërë operacionin?, u shpreh ai.
Juan Emilio Ameri është i divorcuar dhe ka 3 vajza me ish-bashkëshorten. Mediat argjentinase e kanë identifikuar të dashurën e tij si Celeste Burgos, e cila është një nga këshilltaret e tij politike.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS