http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Xhamia simbol e Tiranës ajo e E?them behut prej dy vitesh i është nënshtruar restaurimit. kupola, punimet me dru po ashtu pikturat murale po i nënshtrohen një operacioni tepër delikat E rrethuar dhe e mbuluar për te mos u dëmtuar nga kushtet atmosferike, çdo qytetar që kalon aty pranë dëgjon zhurmën e punimeve që po bëhen në një nga objektet më të rëndësishme të kryeqytetit, në xhaminë e E?them Beut, pjese e trashegimise kulturore. Kështu ishte xhamia para se restauratorët të fillonin procesin e punës për të mbrojtur dhe rikthyer çdo element të dëmtuar të këtij monumenti. Sot një pjesë e punës veçanërisht tek pikturat murale të brendshme, ka përfunduar. ADRIAN CENEPIKTOR ?Në pamjen e parë kur erdhëm në sipërfaqe nuk dukej gjë por kur i hyje në brendësi kishte shumë probleme, kishte papastërti shkëputje me suvanë, konsolidimit te ngjyrës dhe këto përbën një problematikë shumë të madhe sepse kishte vit qe nuk kishin ndërhyrje kishte dhe problem me lagështirën sepse kishte humbje te ngjyrës. Ne konservojmë dhe riprekim ato grimca te vogla qe i mungon rikonfigurcaionit. Teknikisht është shume e realizuar si pikture duket qe ato kanë qene mjeshtër te floraleve ne e zbuluam me mbrapa dhe doli kjo pjesë pikture.? Për drejtoreshën e institutit të monumenteve Arta Dollani, ky proces i cili ka zgjatur në kohë, ka prekur çdo detaj, qe tek përforcimi i themeleve, pjesët e sistemit elektrik, si dhe nderhyrja ne çati. ARTA DOLLANIDREJTROESH E INSTITUTIT TE MONUMENTEVE ?Mund te themi qe kemi kryer pjesën me te madhe te punës rreh 80% te punimit dhe te elementeve , tani kanë mbetur elemente me delikate siç janë punimet dhe restaurimi i punimeve te drurit te gurit te pjesës se rifiniturave pjesët e sistemit elektrik pra jemi pikërisht ne pjesën e punës me delikate. Te gjithë procesi i punës ka qene tepër i hollësishëm çdo element ka kaluar ne analiza dhe ne shtresëzime te ndryshme ose stratigrafia e çdo elementi për drurin, suvatë e mureve për te zbuluar shtresa fillestare pra si ka qene origjinali i këtij monumenti te gjitha këto komapione i janë nënshtruar analizave per te nxjerre ngjyen formulën komike te tyre qe sot ta kemi shume te sakte dhe teknike qe është përdorur.? Fillimi i viti 2021 do të jetë edhe koha kur besimtarët muslimanë do rikthehen në objektin e kultit shekullor për të kryer ritet e shenjta fetare.