Rama me strukturat në Vlorë: Nëse kandidoj këtu vendoset më vonë/ Frikë nga Basha në Durrës?!

Report TV 2020-12-23

Views 0

Kryeministri Edi Rama ishte në një takim me drejtorët e qytetit dhe asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë.

Në fokus të takimit kanë qenë porositë për fushatën zgjedhore dhe raportimet e problemeve në këtë zonë. Sipas informacioneve, Rama u ka kërkuar drejtorëve të këtij qarku që të kenë impenjim maksimal për të takuar qytetarët. Ai është shprehur se nuk duhet të ketë qytetarë të pakënaqur.Burime bëjnë me dije se gjatë mbledhjes Rama ka thënë se duhet të luftojnë fortë për të fituar mandatin e tretë, pasi synojnë 9 deputetë. Ai u ka kërkuar drejtuesve dhe asamblesë së PS-së që të jetë në shërbim të popullit, duke iu përgjigjur kërkesave të tyre pa arrogancë.

Në një prononcim për mediat Rama ka thënë se ka ende punë për të përmirësuar shërbimin online.

"Unë besoj se kemi bërë një transformim të madh të punës së administratës në tërësi me revolucionin digjital. Pra janë miliona vajtje ardhjet e kursyera për shërbime që duhet ti bënim duke u sorollatur. Nga ana tjetër nuk do të thotë që njerëzit nuk kanë të drejtë kur ankohen për administratën. Është një kantier i madh që vazhdon punën.

Kjo është një luftë e vazhdueshme, unë nuk dorëzohem por njerëzit duhet të bëjnë durim se nuk është e kollajshme. Por kjo nuk është potencialesh për PS por të përgjithshme. Për hir të vërtetës nuk është se jemi kursyer për njerëzit që kanë dështuar apo na kanë turpëruar, por është një luftë që vazhdon dhe kërkon kohën e vet. Administrata është ngrehinë dhe progresi i bërë këto vite është i kuptueshëm. E keqja në këtë rast, e mira nuk ka fund kështu që njerëzit i kanë harruar radhat e pafundme në shi për të paguar faturat e OSHEE apo për të bërë një aplikim. Megjithatë kemi ende shumë për të përmirësuar për shërbimin online që të mbarojë kjo histori.

Share This Video


Download

  
Report form