Shkodër/ Banorët e Hotit në protestë, mungesa e ndriçimit në rrugë ka shkaktuar aksidente fatale

Report TV 2020-12-23

Views 0

SHKODËR- Banorët e fshatit Hot i Ri të Njësisë Adiminstrative Rrethina në Shkodër kanë dalë në protestë. Ata kanë bllokuar aksin për shkak të mungesës së ndriçimit në rrugën që është investuar para pak vitesh. Për pasojë në këtë rrugë janë shkaktuar aksidente të vazhdueshme me pasoja fatale.

"Arsyeja që kemi dalë në protestë është për ndriçim. Shtyllat janë vendos, rruga është rregullu, jemi të kënaqur. Problemi kryesor i kësaj mbledhjeje për protestë dhe për bllokim rruge është ndriçimi. Ne duam dritat. Duam dritat anësore të rrugës. Kaq kërkojmë, sepse është shkak aksidenti me pasoja vdekjen. Është hera e 15 që e kërkojmë diçka të tillë. Që kur është bë rruga vetëm një muaj kanë ndenjur dritat, janë këput edhe gjysma e shtyllave prej aksidenteve se nuk ka drita. Kanë ndodhur 10 aksidente për dy javë", thotë një banor.Pavarësisht se në këtë rrugë është investuar vetëm pak vite më parë, ajo nuk është pajisur me ndriçim. Duke qenë se bashkia nuk ka reaguar as pas aksidenteve të ndodhura në këtë rruge, banorët kanë vendosur që të dilnin në protestë për të kërkuar një të drejtë minimale që është sigurimi i jetës së tyre, përmes ndriçimit në rrugë.

"Me kënaqësi që isha në këtë lëvizje në fshatin tim. Unë si banuese e fshatit Hoti i Ri, dua t'i bëj një thirrje qeverisë, këta që po na drejtojnë. Ndriçimi nuk ka të bëjë me politikë, ka të bëjë me jetën e njerëzve. Uni si banuese dhe punëtore në Spitalin Rajonal të Shkodrës turni i dytë, 2 deri në 8 jo më larg se në këtë bubullimën që ishte para dy netëve, unë nga spitali për në fshat kam bërë një rrugë me frikë. As ndriçim, as polici. I bëj thirrje kryeministrit, ka që 7 vite që ëhtë ndërtuar kjo rrugë, kush e ka marrë projektin të thotë nga kanë shkuar lekët e ndriçimit. Para dy ditëve u bë një aksidentëve, policia me shumë ngadalësi. Edhe nëse ecën me shpejtësi policia nuk i ndëshkon", shprehet një banore tjetër.

Në shenjë proteste, banorët e fshatit kanë bllokuar rrugën që kalon përmes një zone të banueshme. Ata janë ulur këmbëkryq në rrugë dhe bëjnë thirrje për vendosjen e ndriçimit në rrugë. Më pas e kanë bllokuar rrugën edhe me makina.

Share This Video


Download

  
Report form