Rriten rastet e femijeve te prekur nga Covid | Lajme - News

RTV KLAN 2020-12-23

Views 0

8 pacientë të vegjël janë të shtruar në pavionin e Covid ë shërbimin e pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?. Në një intervistë për Televizonin Klan shefja e këtij shërbimi u shpreh se rastet tek fëmijët po vijnë në rritje.

?Kemi 8 fëmijë bashkë me nënat që në shumicën e rasteve janë edhe ato të prekura. Kryesisht moshat e prekura janë ato nën 2 vjeç?.

Sipas mjekëve deri më sot nuk është identifikuar asnjë virozë tjetër në qarkullim ndaj u kërkohet prindërve të jenë vigjilentë pasi çdo simptomë çon në dyshime për Covid.

?Çdo fëmijë që ka temperaturë duhet të izolohet dhe duhet të trajtohet si potencialisht i infektuar, aq më tepër që nuk dimë për momentin të kemi ndonjë virozë tjetër në qarkullim?.

Ardhja e vjeshtës dhe shtimi i virozave në qarkullim sipas ekspertëve të shëndetësisë do të shtojë vështirësinë për të diferencuar koronavirusin nga gripi. Injektimi i vaksinës së gripit sipas tyre është një formë e mirë për t?i mbrojtur.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form