Report TV -Bilanci/ Më shumë të shëruar se raste të reja, 2 viktima në 24 orë

Report TV 2020-12-23

Views 0

137 të shëruar, 106 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale  dhe sigurohuni të mbani maskën në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk arrini të ruani distancën.

Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit, e nisim me një lajm të mirë ku 137 qytetarë rezultojnë të shëruar,  duke e çuar në 7534 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19 që nga fillimi i epidemisë.
Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 832 testime dhe janë konfirmuar 106 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona:
31 të prekur  në Tiranë, 12 në Durrës, 10 në Shkodër, 6 raste në Korçë, Kukës, Lushnje, 5 raste në Dibër, 4 raste në Fier, Kavajë, 3 raste në Kurbin, Elbasan, 2 raste në Devoll, Lezhë, Vlorë, 1  rast në Krujë, Rrogozhinë, Mat, Gjirokastër, Përmet, Divjakë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Klos, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 2 qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe 73 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ju lutemi  mos neglizhoni shenjat e COVID-19,  në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.  Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19", njoftom ministria e shëndetësisë.

Share This Video


Download

  
Report form