Mbetjet mbulojne zonen e Dajtit! | Lajme-News

RTV KLAN 2020-12-23

Views 0

Dajti dhe zona e Freskut janë nga më të populluara të Tiranës. Kjo Njësi Administrative preferohet shumë edhe nga çiftet e reja, që kërkojnë të blejnë apartamente. Shumica e tyre e zgjedhin pasi kjo pjesë ka ajër të pastër në krahasim me zona të tjera të kryeqytetit.

Shqipëria dhe sidomos Tirana vuan nga niveli i lartë i ndotjes. Edhe pse pas shirave të rënë në këto ditë, reja e smogut mbi Tiranë është zbehur.

Sipas raportit i publikuar nga Agjencia Evropiane e Mjedisit, 23 përqind e vdekjeve në vendin tonë vijnë si pasojë e nivelit të lartë të ndotjes. Madje Shqipëria renditet në vendin e dytë, pas Bosnje Hercegovinës në Europë, për sa i përket vdekshmërisë së shkaktuar nga ndotja.

Banorët e kësaj Njësie Administrative ndoshta nuk vuajnë ajrin e ndotur, por vuajnë ndotjen nga mbeturinat.

Këto janë pamjet që të ofrohen shumë pranë zyrave të ish-Komunës së Dajtit. Banorët tregojnë se nuk ka kontenierë dhe mbeturinat i hedhin në përrua.

Veç ndotjes, banorët e Freskut ankohen se kjo zonë është ndërtuar pa një plan urbanistik dhe përbën rrezik. Madje disa pallate rrezikohen nga rrëshqitja e tokës, edhe pse kanë shpenzuar 50-60 mijë euro për një apartament.

Një shqetësim i madh i tyre është mungesa e investimeve në infrastukturë. Shpeshherë ata tregojnë se kanë investuar edhe vetë pasi nuk hynin dot në shtëpitë e tyre. Edhe pse i janë drejtuar disa herë me kërkesa te pushtetit vendor kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët.

Klan Plus

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form