Policia elektrike nderpret energjine e lokaleve debitore tek Parku Rinia - (28 Tetor 2000)

RTV KLAN 2020-12-23

Views 2

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Këtu jemi në një nga lokalet e Parkut Rinia. Sot, një ditë pas aksionit blic të policisë elektrike, ku u këputën kabllot e lokaleve debitor ndaj KESH-it, klientela në këtë lokal është shtuar mjaft. Në këtë lokal dritat nuk mungojnë, pasi të gjitha detyrimet ndaj KESH, janë paguar.

Ndërsa një tjetër pamje ofrohej në lokalet e tjera. Mungesa e energjisë pas shkëputjes së korentit dje nga policia elektrike ka lënë pa punë ekspresët e kafeve. Një zgjidhje tjetër e detyruar është dhe vendosja e një gjeneratori. Këputja e kabllove dje, por dhe mungesa e tejzgjatur e dritave dhe më parë ka detyruar pronarët të venë në punë gjeneratorët, që klientët të mos largohen.

Ndërkohë dhe sot policia elektrike, vazhdonte këputjen e energjisë tek debitorët. Kjo sipas tyre do të vazhdojë derisa të paguhet detyrimi financiar, prej 11 milion lekësh të reja, që 40 lokale debitor të Parkut Rinia kanë papaguar./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form