Kjo është fusha e Vurgut ku më shumë se 1000 ha tokë është e mbjellë me misër. Gjatë këtij sezoni prodhimi ishte shumë i mbarë thonë agronomët por shirat e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në parcelat e mbjella me misër.
?Gjasat nuk duken të mira. Korrja filloi tani por gati 50% e sipërfaqes së mbetur pa korrur është e shtrirë përtokë. Disa familje nga ky dëm mund të marrin dhe falimentimin. Kam një thirrje për siguracionet për të kthyer vëmendjen edhe nga bujqësia për ti siguruar prodhimet në bujqësi, në blegtori, në agrume.?
Prodhimi i misrit në shumicën e sasisë nuk arrin të mblidhet dot prej kombainës ndërsa edhe grumbullimi me dorë duke vendosur punëtorë sipas fermerëve është i pamundur.
?Mund të thuash që unë kam rreth 30 ha dëm. Jam bashkë me dhëndërin që e punuam dhe urdhëro 30 ha në këtë gjendje janë që mund të marrim 30% dhe atë me vështirësi.?
?Kishim dëgjuar për shi por jo për katastrofë. Nuk ka ndodhur asnjë vit më parë dhe kjo ishte e pazakontë. Më ka dëmtuar rreth 30 ha.?
?Unë kam rreth 25 ha dhe janë shumë lekë mbi 35 milionë lekë. As ato që kam marrë nuk shlyej dot, as qiratë e tokave e pastaj, fara, shërbimet, ureja, s?marr dot asnjë lek.
Prodhimi është e pamundur të mblidhet sepse edhe punëtorë nuk gjejmë dot por edhe të gjesh një punëtor ditën e punës e ka 20 mijë lekë, më shumë se 3 kv punëtori nuk mbledh dot dhe po të llogarisësh çmimin është zero interes.?
Vetëm në Çukë rreth 800 familje jetojnë falë mbjelljes së misrit dhe jonxhës në fushën e Vurgut. Nëse fermerët nuk do të arrijnë të shesin sasinë e planifikuar të misrit atëherë ata nuk do të arrijnë dot të shlyejnë kostot e punimit të tokës, prashitjes dhe shërbimeve të shumta që kryhen për këto kultura.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bujqësi#Farmers#TopChannel