Report TV - Iu mbajti pagën për pandeminë, Murrizi e Roshi fitojnë gjyqin me Ruçin (DOKUMENTI)

Report TV 2020-12-23

Views 2

TIRANË- Dy deputetët e opozitës së re, Muslim Murrizi dhe Artur Roshi kanë fituar gjyqin ndaj Kuvendit, duke detyruar këtë të fundit që t'u paguajë pagën e plotë gjatë 3 muajve të pandemisë, mars-maj.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar një kopje të vendimit të gjykatës të Gjykatës Administrative së Shkallës së parë, ku argumentohet se dhurimi i pagës është diçka e vullnetshme dhe jo kolektive

Gjykata thekson se mandati i deputetit është individual dhe përgjegjësia mbi sjelljen e gjithsecilit mbi këtë mandat shihet rast pas rasti dhe nuk mund të justifikohet me sjellje kolektive. Në rastin konkret, ndalesa e pjesshme në masën 50% të pagës mujore neto për paditësit Myslim Murrizi dhe Artur Roshi është bërë në kundërshtim me ligjin pasi situata e rëndë ekonomike e shkaktuar nga COVID-19, nuk përbën shkak të përligjur për cënimin e pagës së deputetit, pasi sikurse u theksua më sipër, dhënia e kontributit financiar me qëllim përballimin dhe lehtësimin e kësaj situate është një akt i vullnetshëm dhe jo i detyruar", thuhet në arsyetimin e gjykatës.

 Përpos pagës, kjo pagesë do t'i reflektohet edhe në librezën e punës, kërkesë kjo e dy deputetëve. Aktualisht kuvendi i Shqipërisë ka 122 deputetët ndërsa vetëm Murrizi e Roshi rezulton se kanë depozituar padinë duke kërkuar gjysmën e pagës së mbajtur për tre muajt Mars, Prill, Maj.

Share This Video


Download

  
Report form