Top News - Vaksina e koronavirusit/ OBSH: Nuk ka rrugë të shkurtër

Top Channel Albania 2020-12-23

Views 0

Mbi vaksinat kundër koronavirusit nuk po ndjekim një rrugë të shkurtër për sa i takon sigurisë: ka një proces shumë të konsoliduar që ndiqet për zhvillimin e një vaksine të sigurt dhe efikase. Deklaratën e bëri Maria van Kherkove, epidemiologia amerikane që udhëheq programin e emergjencave në organizatën botërore të shëndetësisë kundër koronavirusit.

Për zyrtarët e OBSH, është shumë i rëndësishëm fakti që ka disa vaksina kandidate kundër covid 19 në fazën e tretë, por tani duhet kapërcyer kjo fazë dhe të merret miratimi i agjencive rregullatore. Pra sipas tyre, nuk bëhet fjalë për rrugë të shkurtra kur është fjala për efikasitetin e vaksinave.
?Është thelbësore, që cdo efekt i mundshëm anësor i vaksinave kandidate të hetohet?, thonë ekspertët që mendojnë se fakti që ka një numër të konsiderueshëm vaksinash në fazë zhvillimi, është dicka e mirë pasi ofron më shumë shanse për gjetjen e asaj më efikases.

Numri i viktimave të koronavirusit në të gjithë globin po shkon drejt 1 milionëshit, sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins, ndërkohë sipas një tjetër regjistruesi të rasteve, Ëorldometer, ky rekord i zymtë është arritur tashmë, që mëngjesin e të hënës. Për OBSH, parandalimi i 1 milionë viktimave të tjera do të jetë i mundur vetëm nëse vendet në të gjithë botën do të punojnë së bashku.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OBSH#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS