http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama i vendosi një epitet kryedemokratit Lulzim Basha kur u pyet nga gazetarët për propozimin e këtij të fundit me pesë pika për rimëkëmbjen ekonomike. Rama e quajti Bashën shalqi me provë për faktin se ka qenë disa herë në poste drejtuese dhe shqiptarët e kanë provuar punën që bën ai.?Është shalqi me provë, i pangrënshëm sepse nuk është i ardhur nga Hëna, por ka qenë në provë disa herë. Dhe natyrisht, të shkosh në ekstrem me propopzime të ashtuquajtura platforma alternative, është thjesht shprehje e mungesës së serioizitetit të provuar në kohën kur këtë vend e qeveriste tjetërkush. Dhe larg qoftë të kishte ndodhur që flama e COVID ta kishte gjetur këtë vend me atë kandidatin dhe me klubin e asaj të ashtuquajtur Opozitë e Bashkuar në pushtet. Dhe ta kishte gjetur këytë vend me spitalet që gjetëm ne kur na besuan shqiptarët. Mjafton të kujtojmë atë kohë për të kuptuar që kjo nuk është një betejë mes nesh dhe atyre, aq më tepër mes meje dhe shalqiut me provë që është në krye të opozitës. Ne kemi shumë për të bërë dhe koha nuk pret sepse shqiptarët kanë pritur shumë. Shqiptarët e kanë shumë të qartë. Shalqinjtë me provë që kanë rezultuar kunguj nuk kanë shans t?i blejnë për shalqinj të ngrëshëm.?Gjatë paradites së të martës, lideri demokrat Basha bëri disa propozime për të marrë veten nga kriza ekonomike. Sipas tij, duhet të kryhen 2.500 testime në ditë, të ketë mbështetje për mjekët, infermierët, mësuesit, nxënësit, të dyfishohet ndihma ekonomike si edhe të ketë një çek për pensionistët.