COVID-19, epidemiologu Artan Simaku: Nuk jemi ende gati të lejojmë lokalet me muzike pas orës 20:00

Report TV 2020-12-23

Views 1

Pavarësisht se se nga data 1 tetor do të hapen ambientet e brendshme të lokaleve apo restoranteve, muzika duket se do të jetë sërish e ndaluar pas orës 20:00.

Epidemiologu pranë IShP-së, Artan Simaku në një intervistë për Report Tv shprehet se kjo nuk është e mundur akoma me situatën që jemi pasi rrit më shumë shanset e infektimit.

Nuk parashikohet ndonjë ndikim i madh. Janë hartuar protokolle të posaçme për këto subjekte. Janë të pajisur të gjitha subjektet. Nëse respektohen, atëherë do të kemi raste të ulëta. Është një lehtësim i bizneseve që kanë qenë të mbyllura prej kohësh. Ne nuk infektohemi nga veshët por kjo ka ardhur si pasojë se në këto lokale rritet shumë numri i personave dhe kontaktet e afërta nga kërcimi. Jo prej muzikës por sepse rritet numri i kontakteve. Tani për tani kjo nuk është e mundur në këtë fazë" - tha epidemiologu.

Ndër të tjera, Simaku tha se situata epidemiologjike në vend është e qëndrueshme dhe se ky trend do të vijojë dhe në javën në vazhdim.

"Situata aktualisht është e qëndrueshme, por ka luhatje të vogla. Nuk parashikohet të kemi trend rritës në ditët në vijim. Hetimi dhe gjurmimi i kontakteve është kryer që në fazën e hapjes graduale. Vijon dhe në ditët e sotme madje duke u përforëcuar me skuadra në terren. Çështja e testimit ka qenë e debatueshme. Nuk është ndërprerë asnjë ditë që nga fillimi i pandemisë. Javët e fundit është rritur shumë kapaciteti testues. Testimi është kryer sipas standarteve të OBSh-së" - tha Simaku.

Share This Video


Download

  
Report form