Lajme Arkiva 2000
Qendra, kryesisht zona më e vjetër e Tiranës paguan pothuajse të gjithë energjinë elektrike. Ndërsa periferia është problematike, vetëm 50% e paguan atë. Zona të tilla janë Kodër Kamza, Breg Lumasi dhe Bathorja. Këto janë të dhëna të marra në degën e shitjes e cila numëron borxhin prej 1 miliard lekësh të reja, të pambledhura ende nga faturat e lëshuara. Sipas kryetarit Aleksandër Paci, kjo është një shumë dhe problem disa vjeçar. Ditët e fundit në këtë pikë shitje është vënë re sensibilizimi i njerëzve apo i biznesmenëve debitorë të cilët kanë paguar borxhin brenda një dite dhe sikur ndonjëherë janë mbledhur mbi 2 milion lekë të reja.
Sipas kryetarit të degës 32% janë familjarë që paguajnë me hope ku 20% prej tyre nuk e paguajnë fare. Kodi penal ka një nen të veçantë që dënon me gjobë ose 3 vjet burg këdo që vjedh energjinë elektrike. Në këto 10 vjet, kjo masë nuk është marrë asnjëherë. Sipas degës së shitjes, faturimi është letër me vlerë. Në mos sot ajo një ditë do të paguhet, por për të mbledhur borxhin e viteve dega e shitjes kërkon mbështetje të policisë së rendit dhe mospolitizim të zonave ku ndërprihet. Edhe nëse situata do të stabilizohet, ndërpreja do të vazhdojë për të gjithë mospaguesit./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/