Kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj u shpreh se nuk ka pasur asnjë ndihmë nga qendrat shëndetësore. Ai tha se në grevë nuk kanë hyrë për tu kuruar, por për të vdekur.
"Gjendja ka filluar të rëndohet. Disa nga kolegët tanë kanë dhe sëmundje të tjera shoqëruese që nuk i kanë trajtuar prej kohësh për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Lagështira bën punën e vetë. Sot na është bashkuar dhe një koleg i Poçemit pasi kanë të njëjtin problem. Në grevën muajit shkurt kanë ardhur disa ambulanca ndërsa sot nuk ka. Ne nuk kemi hyrë në grevë për të marrë shërbim nga qendra shëndetësore por për të vdekur. Dihet që greva e urisë shprehet derisa ne të shkojmë në limitet e jetës" - tha Dautaj.