Përpara takimit të Këshillit Politik, përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi përsëriti edhe njëherë për mediat kërkesën e tyre për t'iu drejtuar ODIHR dhe për të marrë opinionin e tyre mbi çështjet që ndajnë palët në këshill.
"I kemi kërkuar mazhorancës që t'i drejtohemi ODIHR duke i kërkuar opinionin e tyre ekspert për çështjen që na ndan në mënyrë thelbësore. Çështjen e garimit të lirë të partive politike në koalicione siç janë sot të caktuara në kodin zgjedhor. Ka më shumë se dy javë që PS refuzon që të dërgojë kërkesën tek ODIHR dhe kjo është shkelje e drejtëpërdrejtë e 14 janarit. Me këtë veprim po bllokon Këshillin Politik. Nëse vazhdon edhe sot atëherë dhe dëmtojnë procesin e reformës zgjedhore dhe pengojnë negociatat në BE" - tha Bylykbashi.