Libani kërkoi nga agjencia ndërkombëtare e policisë Interpol të lëshojë urdhër-arrestime për kapitenin dhe pronarin rus të anijes, që ka dërguar nitrat amoni në Bejrut, raporton agjencia libaneze e lajmeve NNA.
Kjo materie, në muajin gusht, thuhet se është bërë shkak i një shpërthimi masiv në portin e Bejrutit, i cili ka lënë afro 200 njerëz të vrarë, mijëra të plagosur dhe ka shkatërruar qendrën e qytetit.
Autoritetet kanë thënë se afro 3,000 tonelata nitrat amoni ? një material që përdoret për pleh, por edhe eksploziv ? janë ruajtur në kushte të këqija në portin e Bejrutit për vite me radhë.
Është e paqartë se si dhe pse është braktisur ngarkesa në Bejrut.
Afro 20 persona janë arrestuar në Liban pas shpërthimit të 4 gushtit, përfshirë zyrtarë të portit dhe doganave.
Rhosus, një anije mallrash me flamur moldav, që lundronte nga Gjeorgjia në një fabrikë eksplozivi në Mozambik, thuhet se i ka dërguar materiet në Bejrut në vitin 2013.
NNA nuk i dha emrat e dy burrave, ndaj të cilëve kërkohet urdhër-arrest, por shtetasi rus, Boris Prokoshev, ka qenë kapiteni i anijes që ka lundruar në Bejrut më 2013. Prokoshev besohet të jetë në Rusi.
Igor Grechushkin, biznesmen rus që banon në Qipro, besohet se ka qenë pronari.
Rhosus nuk është larguar kurrë nga Bejruti, për shkak të një mosmarrëveshje ligjore mbi tarifat e portit dhe defektet e anijes.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Interpol#Beirut#TopChannel