Meta me tone të ashpra: Qeveria nuk ka transparencë me Presidencën! Përgjegjësit para drejtësisë

Report TV 2020-12-23

Views 0

Presidenti Ilir Meta është shprehur me tone të ashpra ndaj qeverisë shqiptare ku tha se nuk ka asnjë transparencë me të. Gjithashtu ai tha se përgjegjësit për këtë do të vihet përpara drejtësisë.

"Nuk duhet të vihemi përpara skenareve të errët. BERZh ka bërë një parashikim të errët për Shqipërinë. I bëj thirrje qeverisë dhe avokaturës së shtetit, ashtu dhe ministrisë së financave që të bëjnë transparencë por edhe të mbajnë në konsideratë që po shoh në mënyrë strikte. Shteti nuk mund të vazhdojë të marrë borxhe pafund e më pas të rrëzohet. Kur avokatura guxon dhe nuk i kthen përgjigje kreut të shtetit jo vetëm që ka shkelje direkte të LKushtetutës por kjo mëbyrë sjellje tregon qartë se po fsheh një akt kriminal dhe për këtë do mbajë përgjejgësi individuale dcdo person që nuk jep infor të kërkuar por dhe ai që ka urdhëruar mosdhënien e tij. Kushtetuta përcakton qartë se të gjithë drejtuesit e institucioneve janë të detyruar të japin informacion dhe të dhëna me shkrim për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre përpara kreut të shtetit. Kushdo që shkel këtë detyrim do të duhet të përballet me ligjin dhe askush nuk mund ta mbrojë" - tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS