#rtvora #rtvoranews
Presidenti Ilir Meta, u rreshtuar fort kundër ndryshimit të Kodit Zgjdhore pa dakortësinë e opozitës jashtë parlamentare, ndërsa e ka një bindje të tij, pse kryemisnitri Edi Rama nuk i do listat 100 % të hapura.
Ilir Meta: Ai nuk i bën listat e hapura se i del jashtë kontrollit PS. Me lista të hapura në asnjë qarq të Shqipërisë nuk del deputet. Tani është koha të mbledhë forcat e të përballojë me sa dinjitet mund të ketë atë rezultat që ka prodhuar me qeverisjen e tij. Unë ndaj çështjen shtetërore, kombëtare me politikën e personale.
Po të ishte personale nuk do të kisha bërë kurrë koalicion në 2013, se ju e dini shumë mirë poshtërsinë që bëri ai, por jam i detyruar të respektoj siglën që ka ai, atë detyrë që e ka dhe si e ka dhe mbi të gjitha të bëj më të mirën për të ndihmuar vendin që të dalë me kosto sa më pak nga kjo rrumpallë qeverisje e këtyre viteve, muajve dhe ditëve?
Kreu i shtetit, i bëri thirrje mazhorancës që të mos e prekë marrëveshjen e 5 qershorit. Çdo rrugë tjetër tha ai do të ishte atentat ndaji integrimit.
Ilir Meta: Nuk mund dhe nuk do të lejojmë instalimin e një grushti shteti do të bëhet një shembull për të gjithë botën e Europën. Me poezinë e Hafzi Nelës, ?ja liri ja vdekje? e me cdo mjet tjetër legjitim do të ekzekutojë rivendosjen e rendit kushtetues demokracisë dhe sovranitetit të popullit shqiptar. Të jeni të sigurtë që socialistët do të jenë të parët.?
Kreu i shtetit në komunikmin e përjavshëm me median u ndal tek rritja e nivelit të detyrimit që shteti ka akumuluar për çështjet e humbura në Gjykatat e Arbitrazhit Ndërkombëtar. Meta tha se vendimet e njeanshme dhe të jashtëligjshme të qeverise po i kushtojnë Shqipërisë qindra milona dollare, duke u kthyer rrezik për ekonominë.
Ilir Meta: Rënia ekonomike e Shqipërisë është sa dyfishi i mestares së vendeve të tjera të rajonit. Koha për parandalimin e rënies në humnerë të vendit është tani!
Kreu i shtetit tha se i ka kërkuar avokatures së shtetit informacion për çështjet në arbitrazh por deri më sot nuk ka asnjë përgjigje.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/meta-me-lista-te-hapura-rama-nuk-del-dot-deputet-ps-i-del-jashte-kontrollit/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv