Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani i ftuar në Report TV ka deklaruar hapur se do të donte që në zgjedhjet e ardhshme Partia Demokratike ta merrte e vetme pushtetin duke nënkuptuar se koalicioni me LSI nuk është aq i dëshiruar.
"Unë besoj se kjo është pjesë e lojës demokratike dhe mënyrës si operojnë palët në një fushë parazgjedhore. Do kisha preferuar që PD ta merrte e vetme pushtetin por s'ka asgjë të keqe që forcat të bashkëveprojnë me njëra- tjetrën. Këtu nuk bëhet fjalë për aleancën e qelbësirave që u bë kur donin të rrëzonin Sali Berishën. Kjo është një aleancë politike që bashkëpunojnë për të bërë më të mirën.
Por ne nuk i përkasasim të njëjtës familje. Atë ai përkasin Partisë Socialiste, ne jo. Është normale që politika të bashkëpunojë për një koalicion legjitim. Kjo nuk ngjan me aleancën e qelbësirave", tha Ristani.
Gjatë intervistës ai është pyetur edhe për të larguarit e PD, specifikisht për ish-deputeten Jozefina Topalli, e cila nuk është përfshirë në listat për kandidate për deputete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ristani tha se i vjen keq që ajo nuk është përfshirë në lista dhe se do të preferonte që jo vetëm Topalli, por edhe disa kontribues të tjerë të vjetër të PD që nuk janë më, të ishin në këto zgjedhje.
"Unë do kisha preferuar që jo vetën Topalli por edhe disa kontribues të vjetër të PD qtë kishin qenë në këto zgjedhje e ti përballonim së bashku.
Unë jam një natyrë që vështirë t'i prish marrëdhëniet me dikë. Kam marrëdhënie të mira, normale. Zonja Topalli është një personalitet në politikën shqiptare, dhe nuk kam qenë unë. Sigurisht nuk ka asgjë të keqe. Unë personalisht do të doja të ishim së bashku", shtoi ndër të tjera ish-deputeti për Report Tv.
Ndërkaq ka folur dhe për kohën kur ka qenë në KQZ, duke theksuar se mendon që nuk ka bërë asnjë "mëkat".