Adresat, drejtori i sistemeve: Nuk ka ndryshuar qendra e votimit! Vokshi: Keni shkelur ligjin

Report TV 2020-12-23

Views 1

Ndryshimi i sistemit të adresave është bërë temë debati mes të ftuarve në studion  e emisionit "Pa protokoll" në Report Tv .

Vangjush Stavro drejtor i sistemeve informative DPGJC teksa ka shpjeguar sistemin me ri të adresave ka thënë se nuk është ndryshuar qendra e votimit të zgjedhësve, mirëpo kjo është kundërshtuar nga ish-deputetja Albana Vokshi e cila deklaron se është sheklur neni 15 pika 3.

Vokshi ka hedhur akuza duke thënë se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë një krim pasi ka ndryshuar vendbanimin e qytetarëve pa dijeninë e tyre dhe kjo sipas saj përbën një vepër penale.

"Ligji është mbi gjithçka dhe nuk mund të bësh sistemin sepse thua ashtu dua unë.

Ligji thotë se kur ndryshon vendbanimin automatikisht ndryshon dhe qendra e votmit. Kur ti ndryshon vendbanimin pa pëlqimin tim shkon në burg se ke kryer vepër penale. Me migrimin e vendbanive a shkel nenin 15 pika 3?

Ti mua nuk ma ndryshin dot adresën sepse shkel nenin 15.3, sepse e ke bërë pa dëshirën time. Mos shpëto me adresa zgjedhore. Por për atë të vendbanimit. Keni shkelur ligjin, ti dhe Sandër Lleshaj", tha Vokshi.

Kurse Stavro ngul këmbë duke thënë se me ndryshimin e sistemit të adresave nuk është ndryshuar qendra e votimit të zgjedhësve.

"Skemi ndryshuar asnjë qendër votimi as në fshat as në qytet. Elementët e adresës janë përditësuar. Mund ta verifikoni. Qendra e votimit nuk mund të ndryshojë dhe nuk është ndryshuar.  Jo nuk është shkelur ai nen. Mund të shihni menjëherë qendrën e votimit adresën e banimit", shtoi ai.

Share This Video


Download

  
Report form