200 pacientë në spitalet ‘COVID’, 152 raste të reja dhe 3 të vdekur nga koronavirusi

Top Channel Albania 2020-12-23

Views 0

Gjatë ditës së sotme janë prekur 152 persona me COVID-19,ndërsa kanë ndërruar jetë 3 të tjerë.


Sipas Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1008 testime në 24 orët e fundit.

Janë shëruar 194 qytetarë duke e çuar në 8536 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki janë: 45 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Pogradec, 7 në Kavajë, nga 6 raste në Fier, Berat, 5 në Durrës, 4 në Lushnje, nga 3 raste në Pukë, Mirditë, Përmet, Skrapar, nga 2 raste në Lezhë, Tropojë, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kuçovë,

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë, një 56 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Bulqiza, një 67 vjeçar nga Klosi.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të të telefonojnë menjëherë Urgjencën Kombëtare nëse kanë shenja të COVID-it.

?Ministria e Shëndetësisë bën thirrje qytetarëve se në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t?u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

Menjëherë sapo të shfaqen shenjat e para, duhet të vetëizoloheni, dhe të këshilloheni me mjekun e familjes.

I bëjmë thirrje çdo qytetari për të mbajtur maskën kudo në ambiente të mbyllura apo ku nuk ruhet distanca, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Në këtë situatë të pazakontë, detyra dhe përgjegjësia e secilit është të zbatojë rregullat e thjeshta, të ruajë veten dhe të afërmit?, shkruan ministria.

COVID-19 ? Statistika (3 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 152

Të shëruar ne 24 orë 194

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 1008

Testime totale 91146

Raste pozitive 14117

Raste të shëruara 8536

Raste Aktive 5189

Humbje jete 392 (Qarku Tiranë 186, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 10, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2638

Durrës 571

Shkodër 392

Elbasan 254

Lezhë 265

Korçë 242

Fier 224

Vlorë 189

Kukës 142

Berat 118

Dibër 94

Gjirokastër 60

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Chann...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS